leoni

Kryetari Latifi mbajti takimin e rregullt me punonjësit e administratës komunale

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën shoqërimin e drejtorit të Drejtorisë së Administratës, Besnik Hoti, dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, kryetari Latifi mbajti takimin e tretë të rregullt periodik me punonjësit e administratës komunale. Kryetari Latifi falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj. Theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe që punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë. Komuna e Rahovecit, deri më tani, ka arritur sukses në të hyra, arritje të lartë në transparencë buxhetore. Pritet të ketë arritje të lartë në performancë komunale. Suksese në menaxhim të projekteve kapitale dhe në shumë fusha të tjera. Në fund kryetari Latifi, i uroi të gjithë punonjësit për shëndet dhe suksese.

May be an image of 2 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …