Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Duke folur për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ka çuar në acarim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, Bajram Begaj tha se duhet pritur vendimi i drejtësisë, duke shprehur besim tek pavarësia e saj. “Kur të flasë drejtësia, më pas ne mund të veprojmë”, u shpreh Presidenti Begaj. Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Begaj tha se po vlerëson kërkesën e Ministrisë së Jashtme për autorizim për nisjen e negociatave dhe se një grup ekspertësh i Presidencës dhe kësaj ministrie po punojnë për të arritur një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …