Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të partisë. Sipas tij, ka një mobilizim të madh në kryeqytet dhe kjo është shenjë e një ndryshimi të madh që do të pasojë. “Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …