Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, konsideron se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime boshe dhe që për këto tri vjet qeverisje të Vetëvendosjes, Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë. Tremujori fundit është karakterizuar me rënien më të madhe ekonomike. Sipas deputetes, Hikmete Bajrami, e cila ka qenë kordinatore për hartimin e planit 100 pikësh të LDK-së, qytetarët do të reflektojnë karshi ofertës konkrete të LDK-së, pasi që janë bërë të gjitha llogaritë në detaje se si do të realizohet ky plan duke përfshirë edhe afatet kohore. “Po besoj që do të arrijmë që me projektet të tilla edhe me kalkulimet dhe argumentet të cilat i kemi, do të arrijmë që të marrim edhe besimin e qytetarëve për implementimin e një plani të tillë, pasi që është jashtëzakonisht i nevojshëm duke pasur parasysh faktin se patëm një bom postpandemik por në dy vitet e fundit nuk kemi pa asnjë aktivitet ekonomik të kësaj qeverie dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e fundit për rritjen ekonomike, ka deklaruar, Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …