Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar praninë në vendin ku ndodhi sulmi i armatosur

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar praninë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës. Shtimi i pranisë së tyre është bërë pas sulmit të armatosur kundër Policisë së Kosovës, gjatë të cilit është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur derisa po i kundërviheshin sulmit të armatosur kundër tyre, me zollë, armë të gjata e bomba dore. Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pasi një grup personash me dy kamionë kanë bllokuar urën që çon në fshatin Banjskë. Policia ka njoftuar se ende ka të shtëna të herë pas hershme me armë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …