Kundër sulmit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendi është dënuar edhe nga ish kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Aika paralajmëruar se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re. ”Vrasja sotme e Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale, por është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re. Loja e rrezikshme të cilën Serbia po e luan, sigurisht se është edhe përtej këtij qëllimi. Ndërlidhja e saj me zhvillimet e tjera të rajonit, si ato në Bosnje janë vetëm një tregues se ajo i nxitë dhe i don krizat si mjet mbijetese. Është momenti i fundit që të kuptohen këto ogure që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon” ka shkruar në mes tjerash, ish kryetari, Fatmir Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …