Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar se një mjet i blinduar ka hyrë me forcë brenda oborrit të Manastirit të Banjskës. Në reagimin e saj thuhet se persona të maskuar dhe të armatosur po lëvizin nëpër hapësirën e këtij manastiri. “Ky është një incident i rëndë me implikime potencialisht të gjera. Prandaj, është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza denoncon me ashpërsi dhunën flagrante që po zbatohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe dhe u kërkon të gjitha palëve që menjëherë të ndërpresin armiqësitë” thuhet në mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …