Policia e Kosovës ka vënë nën rrethim grupet e armatosura që sulmuan sot policinë në pjesën veriore të vendit

Policia e Kosovës ka vënë nën rrethim grupet e armatosura që sulmuan sot policinë në pjesën veriore të vendit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti njoftoi se ende ka shkëmbime zjarri por personat që kanë sulmuar Policinë e Kosovës janë nën rrethim. “Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një i vrarë një i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Ende shkëmbim zjarri. Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë” theksoi mes tjerash në konferencën për medie, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …