Burime nga terreni kanë thënë për Radion Kosova e Lirë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ia kanë dalur t’i bllokojnë dhjetëra pjesëtarë të armatosur që kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës. Ata janë të armatosur me armë të rënda, mjete të blinduara, snajperë dhe armë tjera të kalibrit të madh dhe se janë duke rezistuar, por janë nën rrethimin e plotë së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ka indikacione se ka të vdekur në mesin e këtyre grupeve kriminale të armatosura derisa shkëmbimi i zjarrit është duke vazhduar ende. Po ashtu ka përpjekje të jashtëzakonshme të këtyre grupeve kriminale për të ikur nga Manastiri i Banjskës nëpërmjet rrugëve e kanaleve të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …