Lidhja Shqiptare Evropiane i shprehë ngushëllime familjes së policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës si polic i Republikës së Kosovës nga terroristat e organizuar nga shteti i Serbisë.
Serbia me këtë skenar të përgaditur për destabilizim të situatës së Kosovës po cenon stabilitetin e Kosovës dhe të Ballkanit!
Lidhja Shqiptare Evropiane i bën thirrje shqiptarëve të jemi të bashkuar duke ndërtuar unitet politik, e diplomatik, në mbrotje të interesave të kombit shqiptarë në Ballkan.
Me këtë skenar të ndërtuar nga shteti i Serbisë që po zbatohet nga ky grupë kriminal, po sfidon bashkësinë Ndërkombëtare dhe Naton që është në Kosovë me mandat të OKB-së.
Agresioni i Serbisë nuk na frikëson. Jemi në të drejtën tonë. I përgëzojmë për punë profesionale Policinë e Republikës së Kosovës që sot bëri në Veriun e Kosovës.