Kryesuesi i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm kundër Policisë së Kosovës, ku u vra polici shqiptar Afrim Bunjaku dhe një tjetër u plagos gjatë kryerjes së detyrës. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të ndjerë dhe ka kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë. Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka shkruar kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Michael Davenport.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …