Kryetari Haliti vizitoi punimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Sadovinë e Muhaxherëve, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e 24 rrugëve, në këtë vendbanim. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. Në këtë vit po vazhdojmë të punojmë në asfaltimin e të gjitha rrugëve, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm. Ai, po ashtu ka vizituar punimet e fasadimit të palestrës sportive, kompleksin sportiv afër palestrës sportive, ku përfshihen shtegu i atletikës, fusha e tenisit, e volejbollit dhe fusha e futbollit të vogël.

May be an image of 1 person, road, street, grass and curb

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …