U mbajt koncerti memorial me veprat e kompozitorit të papërsëritshëm ferizajas, Vinçenc Gjini

Në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, në mesin e qindra bashkëqytetarëve, u mbajt Koncert Memorial kushtuar kompozitorit të papërsëritshëm, bashkëqytetarit tonë ferizajas, Vinçenc Gjini. Kjo mbrëmje e veçantë koncertale, ku u shpalosën disa nga veprat më të zgjedhura të kompozitorit Vinçenc Gjini, u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, gjersa në skenën e teatrit “Adriana” këto vepra u interpretuan nga Kori dhe Orkestra e qytetit si dhe nga solistët Venera Imeri, Rrezarta Ramadani, Urim Salihu, Okteti i Qytetit, në piano Fjorda Veizaj nga Tirana, nën dirigjimin e profesoreshës, Lindita Isufi.

May be an image of 5 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …