Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milion euro si shpërblim për djemtë e Kombëtares Kuqezi. Ky vendim vjen pas fitores së djeshme të skuadrës sonë kombëtare në përballje me Rumaninë në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë. Ky shpërblim bëhet për të motivuar lojtarët e Kombëtares, të cilët me performancën e tyre të jashtëzakonshme, kanë shkruar një faqe të ndritshme në historinë e futbollit shqiptar. Paraqitjet e mira të Kombëtares si dhe mbështetja e pakursyer nga tifozëria shqiptare kanë bërë përshtypje të thella tek mediat ndërkombëtare. Ato kanë vetëm tituj në superlativ për Kombëtaren e cila po i jep një imazh pozitiv shqiptarëve si popull.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …