Partia Socialiste ka fituar bindshëm në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit

Kandidati socialist, Albert Halilaj, ka marrë mbi 63% të votave, ndërsa Emri Vata i koalicionit “BF” numëron rreth 36.5% të votave, trend që i jep fitoren Halilajt. Pas fitores, kandidati fitues, Albert Halilaj tha se kjo diferencë e madhe votash tregon që qytetarët duan njerëzit që punojnë. Po ashtu, ai u zotua se do jetë krah çdo banori të Kukësit. Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KQZ, deri më tani rezultatet janë këto:

1-Albert Bislim Halilaj, 11808 vota

2-Emri Haxhi Vata 6746 vota.

Kandidati socialist, Albert Halilaj ka bërë reagimin e parë pas fitores së thellë në Kukës. Nëpërmjet një postimi, Halilaj njofton se PS do ta shtyjë festën e fitores për një ditë tjetër, duke respektuar zinë kombëtare në Kosovë, pas vrasjes së efektivit të policisë në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …