Arbenita Bunjaku, bija e policit Afrim Bunjaku, ka folur në ceremoninë komemorative që u mbajt sot në nderim të tij

Arbenita Bunjaku, bija  e policit, të vrarë dje,  Afrim Bunjaku, ka folur në ceremoninë komemorative që u  mbajt në nderim të tij. Ajo ka thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje, babanë, por  se vendin e tij në shtëpi s’mund ta zëvendësojë askush. Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si do të jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim? Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty, asnjëherë. Babi, ti ishe një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi të gjithë krenarë me ty, me heroizmin tënd, mundin dhe punën që e kë bërë për këtë vend. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …