Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, tha se policia ka dhënë dje shembull se si duhet reaguar në situata të tilla, sikur rasti i fundit në veri të vendit, Pasi katër sulmues serb u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan, Qalaj vlerëson se Policia e Kosovës ka reaguar me kujdes derisa thekson se duhet hetuar rreth vendosjes së terroristëve në manastir. Me vet faktin që grupi kriminal, grupi terrorist ka hyrë në manastir, ai ka hyrë me një qëllim, nuk kemi informata të duhura por mund të supozojmë çfarë do që të jetë policia ka reaguar me kujdes, mos të harrojmë që reagimi i manastirit është mjaft i ndjeshëm dhe i rrezikshëm. Mos të harrojmë që ka pasur civilë, pelegrinë që kanë ardhur të vizitojnë manastirin se a ka pasur ndonjë bashkëpunim mbetet pjesë e hetimeve që të bëjnë Policia e Kosovës”, thotë Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …