Alicia Kearns: Procesi i normalizimit duhet të vazhdojë duke u bazuar në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë

Deputetja angeleze, Alisia Kearns, në një intervistë për Demostat e pyetur në lidhje me situatën aktuale në Veri të Kosovës,  ka thënë se situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetët në Evropë. Ajo  ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë, pasi mendon se aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së as e Amerikës. Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Kearns ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Ajo tha se mund të gjendet një zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E kam diskutuar me kryeministrin Kurti. Mund të gjendet një zgjidhje dhe shpresoj që do të gjendet, por do të kërkojë nga të dy palët kompromis dhe mirëkuptim, retorikë të shtendosjes  dhe angazhim të sinqertë në dialogun e kryesuar nga BE, saktësoi deputetja angleze, Alisia Kerns.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …