Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun Gjerman

Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun Gjerman

Sot, 26 shtator 2023, në Bundestagun Gjerman, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës. Ky lloj i takimit  mundësoi shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Arbër Ademi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike. Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme – aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …