leoni

Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë

Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  për sulmin terrorist  mbi Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, ata dyshohen se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake. Fillimisht, thuhet se kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granata dhe armë të ndryshme, me ç’ rast tek ura afër Manastirit, ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti. Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126, dhe Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit Penal të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …