leoni

Ali Ahmeti: Detyrimi jonë është avancimi i gruas shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur manifestimin: “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair. Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair z. Bekim Neziri, Shkodrane Dardhishta, Sekretare për mundësi të barbarta në degën e BDI-Çair, derisa të pranishëm ishin funksionarë të lartë të BDI-së, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, zëvendës ministri Nazim Bushi, deputetet Arbana Pasholli, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi, etj. Kryetari Ahmeti u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti për të drejtat e grave është një vazhdë e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Përballë sfidave dhe torturave, jemi solidarë dhe luftojmë për të drejtat e të gjithëve, pa dallim gjinor, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. “Të gjithë ju aktiviste te degëve të BDI-së, sekretariati për mundësi të barabarta, do të doja të ju përgëzoj për këtë aktivitet  të mirë organizuar. Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri deklaroi se BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjithë grave, nënave dhe motrave tona. Sipas tij, kjo është edhe një tregues se ky sekretariat, apo forum mund të jetë edhe akademi politike për partitë politike tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …