Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Kurti, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen e kontrollin e kufirit të Kosovës me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, është cituar të ketë deklaruar se pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri,  Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë, është i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar edhe më i madh për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Sulmi terrorist i së dielës, gjithashtu ka ekspozuar edhe vështirësitë sa edhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar edhe më të madh në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur dhe kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Sepse kufirin me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bëjnë sjellja dhe apetitet e Beogradit zyrtar, tha mes tjerash, Albin Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …