Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, në një konferencë për medie dënoi edhe njëherë sulmin e organizuar ndaj policëve të Kosovës. Ai tha se bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, saktësoi Miller. Edhe zyrtarët e disa shteteve perëndimore kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për luftimet e së dielës duke theksuar se incidenti reflekton rritjen e tensioneve gjeopolitike në Ballkan, pasi Rusia, e frustruar nga mbështetja e fortë e Evropës për Ukrainën, po përpiqet të përdorë ndikimin e saj me aleatët në Serbi dhe gjetkë për të nxitur tensionet, veçanërisht në Bosnje dhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …