Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria s’pajtohet me deklaratën e lëshuar më 19 shtator nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, lidhur me veriun dhe dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Express. Rama ka thënë se Shqipria e ka të pamundur të rreshtohet krah një deklarate të tillë pas ngjarjeve dramatike që kanë ndodhur në veri të Republikës së Kosovës e ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës. Ai në një konferencë për media nga Italia ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të lëshojë edhe një komunikatë të dytë pas gjith ngjarjeve të ndodhura në veri. Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën dhe kemi kërkuar që Bashkimi Europian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë alarmin në nivelin më të lartë, alarmin demokratik në nivelin më të lartë e të përdorë gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd dhe deri në momentin ku nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë, ka thënë Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …