leoni

Shqipëria, kësaj radhe, nuk mbështeti deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun për Kosovën dhe Serbinë

Shqipëria, kësaj radhe,   nuk mbështeti deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun për Kosovën dhe Serbinë. Sipas qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, qëndrimet  e shefit të BE-së, Josep Borrell nuk janë të përshtatshme për situatën dhe nuk duhet të bëhet përgjegjëse Kosova. Deklarata ishte  bërë në 19 shtator, duke ju referuar kryesisht zhvillimeve në veri të Kosovës. Për Shqipërinë, kjo deklaratë nuk reflekton ngjarjet e fundit në veri dhe pritet qëndrimi i ri nga BE për sulmin ku u vra një polic. Për shkak të ngjarjeve të fundit, Shqipëria nuk ka dhënë pajtim duke theksuar se deklarata e ka humbur tashmë aktualitetin dhe se nuk mund të kërkohet përgjegjësia vetëm te Kosova. Dihet se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian kërkon që Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. “Ajo se çfarë duam ne, çfarë kërkojmë është nisja e zbatimit bazuar në propozimin tonë, pa vonesa të mëtejme, dhe kjo përfshin edhe obligimin për të dyja palët që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura më herët në dialog. Normalizimi është proces, është rrugë dhe është zbatim”, tha Borrell. Sot ishte afati i fundit i vendosur nga BE për t’u shprehur nga vendet anëtare dhe ato kandidate, në mënyrë që qëndrimi të ishte i harmonizuar. Në këtë rast, Shqipëria ka zgjedhur të jetë krah Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …