Në prag të 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, grupi i grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Mimoza Sojeva-Pajaziti, kanë vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Skëndërbeu” në Ferizaj. Grupi i grave është pritur nga majorja Florie Osmani nga Qendra e Doktrinës dhe Stërvitjes, Arjeta Qazimi rreshter shtabore si dhe togere Jeta Berisha. Gjatë kësaj vizite, majorja Osmani ka bërë një prezantim të detajuar lidhur me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, si dhe ka dhënë detaje edhe rreth përfaqësimit të grave në FSK-së. Po ashtu ky grup ka vizituar edhe Komandën e Qendrës së Gjuhëve, me ç’rast janë pritur nga majori Kastriot Paluça- Komandant i kësaj qendre. Ndërkaq kryetarja e grupit të grave, Mimoza Sojeva-Pajaziti, ka falënderuar këta të fundit për këtë vizitë, ndërsa janë dakorduar edhe për bashkëpunime të ndryshme mes grave ushtare të FSK-së, si dhe grupit të grave të asamblesë komunale. Kjo ishte vizita e parë e grupit të grave që vizituan kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.