Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, 11 qershori 1999 Dita e Çlirimit të Kaçanikut

Hajrush Kurtaj: 25 vjet nga Beteja e Jezercit, 16 korrik – 28 shtator 1998

Forcimi i UÇK-së, organizimi i njësiteve guerile të saj dhe kryerja e aksioneve të armatosura, kundër pushtuesit serb, i frymëzoi shumë të rinj e të reja, të cilët u mobilizuan dhe morën përsipër zgjerimin e radhëve dhe formimin e njësiteve të reja guerile të UÇK-së në tërë vendin. UÇK-ja mori mbi vete misionin e ndryshimit përfundimtar të historisë së Kosovës dhe të historisë sonë kombëtare shqiptare. Si në vende të tjera, ashtu edhe në Zonën Operative të Nerodimes, dolën djem trima e të guximshëm, si Rexhep Bislimi, Ismajl Raka, Agim Bajrami, Shukri Buja, Qamil Ilazi, Imri Ilazi, Xheladin Kurtaj, Ilmi Reçica, Bajram Sylejmani, Gursel Sylejmani, Besnik Begunca, Qamil Xhemajli, Ilaz Ceka, Sami Hajrullahu, Fehmi Hajrullahu, Izahir Troni, Shaban Viça, Afrim Mehmeti, Ilmi Ramusholli, Hisret Kyqyku,  të cilët patën guximin dhe kurajon për të bërë organizimin e njësiteve guerile të UÇK-së. Rol të rëndësishëm në formimin e UÇK-së kanë luajtur shumë studentë të UP – së, e në themelimin e  nënzonës  Operative të Nerodimes i  veçojmë këta:  Nehat Mustafa (historian), Lulzim  Aliu (Inxhinier).., Bashkim Fazliu (inxhinier), Hyrë Emini (tani Heroin e Kombit), Xheladin Kurtaj (Student i aktrimit, tani Hero i Kombit), Feriz Guri, Lumnie Raka (tani  Heroin e Kombit), Jehona Raka (tani Heroin e Kombit), Hydajete Rexha, Heset Malsiu,  Ahmet  Krasniqi (aktor), Burhan Elezi (Mjekësi), Emrush Suma (Medrese), Osman Luma (kadet në Akademinë Ushtarake), tani Hero i Kombit, Hajrush Luma (kadet në Akademinë Ushtarake), Reshat Murseli, Ferat Malësiu (Medrese), Kemajl Murseli, Nexhat Ramusholli, Bashkim Hyseni, Fadil Çaka (tani hero i kombit), e shumë të tjerë.

Formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj dhe rrethinë e bënë daljen publike më 16 korrik 1998 në fshatin Jezerc. Zbatimi i këtij plani operativ u përshpejtua nga Komandanti i Nënzonës Operative të Nerodimes për shkak të luftimeve të papritura në Jezerc, më 16 korrik në të cilën ra në krye të detyrës edhe ushtari i parë i Nënzonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukzmajli dhe u plagos zëvendëskomandanti Imri Ilazi – Feri. Po këtë ditë u zhvillua edhe beteja e parë në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave ushtarake dhe policore serbe, te vendi i bashkimit të dy lumenjve. Dy ditë më vonë, më 18 korrik 1998, forcat e UÇK-së në fshatin Jezerc u vendosën në 6 pozicione lufte. Me njësitë e UÇK-së në Jezerc komandonte Imri Ilazi. Kjo datë shënon territorin e çliruar nga forcat e UÇK-së edhe fillimin e luftës frontale në komunën e Ferizajt. Më 5 gusht 1998, nën komandën e komandantit Agim Bajrami marshojnë në drejtim të Jezercit njësitë e UÇK-së së Kaçanikut, ku edhe vendosen në pozicionet e luftës në Jezerc. Operacionet luftarake të njësive të Ferizajt dhe Kaçanikut vazhdojnë për çdo ditë, ku luftimet më të mëdha u zhvilluan nga 24 deri më 28 shtator 1998. Në mëngjesin e 26 shtatorit 1998 forcat e mëdha serbe me armatim të rëndë ia mësyen Jezercit. Pas granatimeve të shumta, forcat serbe filluan të sulmonin edhe me këmbësori të përcjellura me makineri dhe teknik të rëndë luftarake. Kështu që filluan të sulmojnë nga drejtimi i Nerodimes ku ishin pozicionet 1 dhe 2, nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit në pozicionin 3, nga drejtimi i Budakovës dhe antenës mbi Jezerc në pozicionin 6.  Në luftën kundër forcave ushtarake serbe, që besohej se ishin mbi 10 mijë ushtarë, policë e paramilitar, me paisje të rënda luftarake si tanke, helikopterë etj., UÇK-ja qëndroi për tri ditë në vijën e parë të frontit, në mbrojtje të pozicioneve të saj dhe të mijëra qytetarëve të kësaj ane.

Gjatë kësaj lufte ranë nëntë dëshmorë të UÇK-së dhe plagë të lirisë morën disa luftëtarë. Luftëtarët e lirisë, të cilët ranë në krye të detyrës ishin: Bajram Sulejmani dhe Kemajl Hetemi në pozicionin  e parë mbrojtëse, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Tërziu ranë në pozicionin e dytë, Gursel Sulejmani ra në pozicionin e tretë, Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu ranë në pozicionin gjashtë, si dhe Lulzim Guta në pozicionin e pestë. Plagë të lirisë në këtë betejë morën këta luftëtarë të lirisë: Daut Ilazi zëvendëskomandant i njësitit të Ferizajt dhe ushtari Islam Hasaj i Njësitit të Kaçanikut. Në mbrojtje të Jezercit, vepronin 300 ushtarë të njësiteve të Kaçanikut, Ferizajt dhe Shtimes të komanduara nga komandantët Imri Ilazi, Agim Bajrami, Qamil Ilazi, Daut Ilazi dhe Hajrush Kurtaj. Këtu u zhvilluan luftime të ashpra, humbje të mëdha nga tu dy palët. Nga ana jonë  rënë  9 ushtarë në fushëbetejë në mesin e tyre edhe komandant të pozicioneve mbrojtëse.

Në këto luftime të përgjakshme, armiku nga radhët e veta pati humbje të mëdha në njerëz dhe teknik luftarake. Sipas shtypit serb në këto luftime janë vrarë këta milic serb: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovci, Sasha Simeunoviq (32) nga Beogradi dhe Zhelko Joviqiq nga Sopoti. ( Këto humbje të armikut janë shkruar në librin: “ Zloqin Allbanski Terorista 1995-1998” Jedinstvo Prishtinë, janar 1999). Edhe  pse dihet se në pozicionet tona mbrojtëse 1,2,3 dhe 6 janë vrarë me dhjetra pjestar të focave armike ku në bazë të informatave ka pasur edhe vullnetar nga Rusia dhe janë plagosur shumë të tjer, por me siguri udhëheqja okupuese serbe i ka mshef humbjet tjera për ta ruajtur moralin e rremë te forcat okupuese serbe.

Luftimet ishin të ashpra në mes forcave çlirimtare dhe atyre pushtuese serbe, u zhvilluan për jetë a vdekje deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave çlirimtare ishte paksuar…në bazë të planit taktik  filloi edhe tërheqja e forcave çlirimtare.

Qëllimi kryesor i komandës së Nënzonës Operative të Nerodimes ishte të shpëtohet popullata civile dhe të ruhet struktura ushtarake e njësiteve të UÇK-së dhe ushtarët e lirisë. Rezistenca e jashtëzokonshme e ushtarëve të UÇK-së kundër një ushtrie me numër shumë më të madh të forcave dhe me armatim të rëndë, bëri që në popull beteja e Jezercit të njihet si epope e lavdishme e luftës për liri, ndaj sot kjo betejë është zyrtarizuar si Epopeja e Jezercit.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …