Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Rashit Qalaj: Themelimi i Asociacionit, duhet t’i vihet si kusht Serbisë, që paraprakisht të dorëzohen pjesëtarët e grupit terrorist

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet t’i vihet si kusht Serbisë që pjesëtarët e grupit terrorist të cilët kanë ikur nga Manastiri i Banjskës, t’i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Madje sipas tij, një kërkesë të tillë duhet ta bëjë edhe Lista Serbe. “Nuk jam kundër Asociacionit, por jam kundër derisa ata terroristë qëndrojnë të lirë në Serbi dhe nuk i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Ky do duhej të ishte kushti. Tani, Lista Serbe duhet ta marrë guximin të kërkojë që terroristët t’i dorëzohen autoriteteve, pra duhet ta pastrojnë veten. Tani për tani, Lista Serbe është armiku më i madh i Republikës së Kosovës”, deklaroi Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sami Lushtaku, kërkon nga Milazim Gashi të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të Serbisë

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sami Lushtaku, i bën thirrje zëvendës-ministrit Milazim Gashi …