Autoritetet ushtarake të KFOR-it në Kosovë, nuk kanë dërguar përforcime në veri të vendit, pas sulmit të bandave serbe mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë, polici, Afrim Bunjaku u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë tre sulmues serbë. Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Andrea Gallieni, ka deklaruar për mediet se trupat janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme. Policia e Kosovës, më 24 shtator u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po përpiqeshin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin, Banjskë të Zveçanit, njëra prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Grupi i armatosur më pas u strehua në Manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë së dielës, u përlesh me policinë. Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, derisa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera, që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat. Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …