Kryetarja, Vjosa Osmani, në një intervistë për RTK-në, theksoi se prej disa kohësh kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin grupet serbe në veri, të cilat prej një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, zonja Osmani është shprehur se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga BE për dialog, por nënvizoi se marrëveshja nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj, por që është marrë obligim për të zbatuar ato”. Ajo e vuri theksin te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes. Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të Shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani në RTK. Kërkesa e zonjës Osmani që përgatitja e një plani për veriun duhet bërë me Amerikën, lë të kuptohet se ajo nuk e refuzon një ofertë të tillë, pavarësisht se pajtohet apo nuk pajtohet, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …