Mbahet mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja Vlll-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaësuesi të OSBE-së, zyrtar komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Lokal të Veprimit Rinorë;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrushëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Kominën e Deçanit 2023-2025;

  5. Shqyrtimi i Draft-Planit për Barazi Gjinore;

  6. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollore 2023/2024;

  7. Rishqyrtim i rregullores për taksat komunale të datës 31.07.2023 me rekomandim të Ministrive;

  8. Marrja e vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale;

  9. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit ditës. Të gjitha pikat kaluan, përveç pikës 4 që është larguar nga rendi i ditës. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi. Sot në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, u miratua buxheti për vitin 2024, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 13,124,814.00€. Me 14 vota për, 11 kundër dhe 0 abstenim, këshilltarët e Kuvendit miratuan buxhetin për vitin 2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …