Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, kanë nderuar heroizmin, sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit, yje të përjetësisë kombëtare, me gjakun e të cilëve, luftëtarë të lirisë, u vadit trupi i Kosovës për të lindur lirinë, pavarësinë, mbi themelet e së cilës u ngrit shtetësia e Kosovës. Sa të jetë jeta, përkulje e lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Gjithmonë krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! Urime 28 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Kombit të Ferizajt! Ka thënë kryetari Aliu.