Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ambasadori Angılı, ka thënë se Turqia e mbështet Kosovën plotësisht pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e heroit Afrim Bunjaku. “Fillimisht, ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, policinë dhe popullin e Kosovës. Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij. Ai e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar”, ka njoftuar qeveria. Në këtë takim palët kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …