Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, është takuar me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së bashkuar pas sulmit terrorist, në Banjskë që la të vdekur një polic të Kosovës dhe tre serbë. Carpenter në deklaratën e lëshuar ne emër të QUINT-it, ka thënë se dënohen fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së policit shqiptar, Afrim Bunjaku. Në deklaratën e përbashkët ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e policit të Kosovës në krye të detyrës dhe kanë kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. QUINT në OSBE vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për të garantuar sigurinë e civilëve dhe theksojnë se janë duke e monitoruar situatën nga afër. Ambasadorët e këtyre shteteve në OSBE kërkojnë rikthim në Dialogun e BE-së dhe potencojnë se diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme, thuhet në reagimin e vendeve të QUINT-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …