(Policit hero , Afrim Bunjakut)
Natën
atdheun deshen,
deshen të ta rrëmbejnë!
Ti , dritë u bëre në përjetësi,
gjaku yt
hienat përflak,
për çdo pëllēmbë toke
roje ditë e natë.
25 shtator 2033
DERI KUR?
Deri kur Dardani
plagët shekullore,
“do” t’i përtrish?!.
Ndër kohë t’i zhdukën
varret,
varret në Prokuple
fushë e kodër deri në Nish!
Sot, në shekullin e ri
nësoji si në të vjetrin,
karpatiani ëndrron
në hartën e tij
të përthekojë edhe detin.
më 25 shtator 2023