Kryetari i Amerikës, Xho Bajden ka ngritur zërin para fushatës së ardhshme presidenciale, me një paralajmërim të ashpër se demokracia amerikane është nën kërcënimin e një Donald Trumpi hakmarrës. Ai u përpoq të zgjonte mbështetësit e tij dhe të gjallëronte të pavendosurit duke përmendur rreziqet që mund t’i sjell Trumpi sërish si kryetar i Shtetit. Duke thënë se historia amerikane është në një “pikë kthese”, Bajden tha se karakteri dhe e ardhmja e vendit kërcënohen nga vlerat autoritare të lëvizjes së quajtur, “Bëjeni Amerikë të madhe përsëri”. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë amerikane”, tha Bajden para simpatizantëve në Shtetin e Arizonës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …