Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se Ankaraja zyrtare do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu. Këshilli, lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoğan. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se Turqia do të marrë komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë në tetor të këtij viti. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë diskutoi edhe rreth ngjarjeve në Kaukazin Jugor. Në deklaratë thuhet se palët, veçanërisht Armenia, duhet të dijë se rruga drejt paqes së përhershme në Kaukazin e Jugut mund të bëhet e mundur vetëm përmes integritetit territorial të pakushtëzuar të Azerbajxhanit. Gjithashtu u theksua se Türkiye brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj unitetit kombëtar, veçanërisht organizatat terroriste PKK/KCK-PYD/YPG, FETO dhe DEASH. Ndër themelet kryesore të politikës rajonale është çrrënjosja e terrorizmit dhe mbrojtja e stabilitetit në Kirkuk dhe rajon, tha kryetari turk, Rexhep Tayyip Erdoğan.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …