Komandanti i KFOR-it, në vendin tonë gjenerali italian, Angjelo Mikele Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka folur pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit, më 24 shtator. Ai tha se situata pas këtij sulmi është më e qetë, por s’është e qëndrueshme. Pas sulmit mbi Policën e Kosovës, të dielën e kaluar, situata tani në dukje është më e qetë, por mbetet thellësisht e paqëndrueshme. Ajo që ndodhi rriti mosbesimin mes palëve, kjo kushtëzon perceptimin e fakteve dhe rrjedhimisht sjelljen në terren. Komandanti Ristuccia, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake të situatës, por duhet të rindërtohet besimi. Komandanti italian i KFOR-it ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosdëgjim të këshillave. Autoritetet e Prishtinës nuk i përfillën këshillat dhe ne duhej të paguanim pasojat në veri, ka saktësuar, komandanti i KFOR-it, në vendin tonë, gjenerali italian, Angjelo Mikele Ristuccia.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …