Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit zyrtar, lidhur me dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. “\Ne do të monitorojmë dislokimin, por i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet. Diplomati amerikan Gjon Kirby tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet. Incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, më 24 shtator paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s, ka saktësuar, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Kirby.
Kontrolloni gjithashtu
Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …