Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Ahmeti: Komuna e Lypjanit nuk ka marr përkrahje nga niveli qendror ndonëse ka kërkuar mbështetje

Kryetari i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se komuna që drejton nuk ka marr përkrahje nga niveli qendror ndonëse ka kërkuar mbështetje për realizimin e projekteve të cilat do të ndikonin në rritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj komune. Ai ka theksuar më tutje se nuk ka pasur mbështetje  as vitin e kaluar, ndonëse janë dërguar me dhjetëra projekte nëpër ministri të ndryshme. Ai ka thënë për Ekonomia Online se nuk është i kënaqur me bashkëpunimin me nivelin qendror dhe se është skeptik nëse Lipjani do të përfitojë ndonjë projekt këtë vit. “Janë me dhjetëra projekte që ne i kemi dërguar. Përsëri këtë vit në fazën e ndërtimit të buxhetit me ministritë relevantë në të gjitha ministritë që kemi shkruar, iu kemi dërguar hartimet e projektit, kostot financiare të projektit dhe iu kemi dërguar gatishmërinë tonë si komunë për të participuar në ato projekte, megjithatë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje” ka theksuar mes tjerash, kryetari i komunës së Lypjnit, Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …