Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se sulmi kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë ishte përpjekje për aneksimin e veriut të Kosovës. Ai ka theksuar se nuk ka dyshim se ajo çfarë ka ndodhur në veri të dielën ka qenë një sulm dhe akt agresioni i planifikuar, me agjendë të qartë politike, njerëzi të cilët kanë qenë të trajnuar, armatim i cili është siguruar nga Serbia. “Mendoj që Serbia e ka marrë përgjigjen e plotë duke demonstruar nga ana e Republikës së Kosovës që kushdo që bënë përpjekje që ta sulmojë sovranitetin dhe integritetin territorial do të pësojë sikur që e ka pësuar ai grup terrorist, të cilët bënë një akt të agresionit mbi Republikën e Kosovës. Mendoj që akti si i tillë pa dyshim që ka lidhje direkt me politikën serbe, me shtetin serb, me vetë Aleksandër Vuçiqin, meqë Aleksandër Vuçiqi para se të bëhet politikan ka qenë paramilitar dhe krejt çka e njeh ai në karrierën e tij të hershme është pikërisht organizimi paraushtarak, paramilitar sikurse ishte kjo bandë kriminale që sulmoi veriun e Kosovës dhe ne mendojmë që duhet të kemi një hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të pavarur dhe i takon Bashkimi Evropian si ndërmjetësues që pikërisht të shtyjë çështjen e një hetimi ndërkombëtar meqë nuk mund të jeni në tavolinë të negocimit për normalizim të raportit dhe në të njëjtën kohë të sulmoni një shtet sovran dhe të pavarur… natyrisht që Serbia duhet të sanksionohet dhe është koha e fundit kur Serbia duhet të sanksionohet”, ka deklaruar mes tjerash për Kosovapres, ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …