Stradner: Sulmi që ndodhi në Banjskë të Zveçanit është një ëndërr e realizuar për Moskën

Studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner ka vlerësuar se sulmi që ndodhi në Banjskë të Zveçanit është një ëndërr e realizuar për Moskën. Ajo ka shtuar më tutje se Serbia dhe Rusia i kanë përgatitur serbët për të përshkallëzuar situatën në Kosovë prej muajsh, për ta larguar vëmendjen e Perëndimit nga lufta në Ukrainë. “Vuçiq ka qenë duke e përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe më duke e de-përshkallëzuar, kështu duke e pozicionuar veten si shtyllë të stabilitetit dhe duke e përdorur atë si mjet pazaresh me Perëndimin. Qëllimi përfundimtar i Vuçiqit është të ruajë pushtetin dhe kriza e Kosovës e ndihmon atë të largojë vëmendjen nga çështjet e tij politike të brendshme dhe të rrisë mbështetjen për zgjedhjet e ardhshme” ka theksuar mes tjerash studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner. Ajo ka tërhequr vërejtjen më tutje se një krizë tjetër e Kosovës mund të përhapet lehtësisht në Maqedoninë e Veriut, një vend anëtar i NATO-s, dhe do të kishte implikime të mëdha për mbrojtjen evropiane në një kohë kur SHBA-ja është e hutuar nga zgjedhjet e saj të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …