Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se sulmi terrorist ka qenë mirë i përgatitur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se sulmi terrorist në fshatin Banjskë ka qenë mirë i përgatitur. Në konferencën për medie, ai theksoi më tutje se në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimet e zhvilluara, dëshmohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme. “Me datë 20.09.2023 në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës” theksoi Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Duke folur për këtë sulm terrorist, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se sulmi terrorist i 24 shtatorit në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit ka pasur për qëllim aneksimin nga Serbia të pjesës veriore të Kosovës. “Në këtë tentim aneksimi të veriut të Kosovës janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: ankesimin e veriut të Kosovës. Me qëllim të realizimit të aneksimit, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitetet e saj ushtarake, logjistike dhe financiare. Në vazhdimësi kemi njoftuart se ky shtet ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet” theksoi mes tjerash, ministri Xhelel Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …