Duke komentuar epilogun e sulmit terrorist në fshatin Banjskë, drejtori I Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se gjatë sulmit kundër policisë u dëshmua se betejat nuk I fitojnë ata që kanë armatim por ata që kanë zemër. Gjatë konferncës për medie, ai theksoi se janë sekuestruar dokumente të cilat dëshmojnë planin, por që tani s’mund t’i bëjnë publik. “Kanë pasur jo vetëm për qëllim marrjen e fshatit Basnjskë dhe sulmin ndaj Policisë apo s’ka qenë plan vrasja e policit por plane tjera. Plani i tillë ka qenë një plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Në dokumentet që ne i kemi në dorë, por të cilat tani për tani nuk mund t’i ndajë me ju, ka një plan për aneksim total të pjesës veriore, të paraparë në fazën fillestare me 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore jo vetëm në Banjskë, jo vetëm në Zveçan, por në gjithë pjesën veriore të Kosovës. Pastaj, krijimi i korridorit të lirë për Serbinë de furnizimet tjera me njerëz, materiale dhe furnizimet tjera të nevojshme për rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në këtë vend. U dëshmua që betejat dhe luftërat nuk i fitojnë ata që kanë armatim, por betejat i fitojnë ata që kanë kauzë të drejtë dhe që kanë zemër. E ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe shteti jonë”, theksoi drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …