Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë. Ministria dënon sulmin terrorist, duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë. Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Edhe kryeministri Rama është cituar të ketë deklaruar se sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm e frikacak, të cilin  Shqipëria e dënon ashpër. Ky akt duhet të shërbejë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më shumë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, nënvizoi Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …