Ambasadori i Gjermanisë, në Uashington, Andreas Mihaelis, konsideron se Kosova e Serbia janë një fuçi tjetër baruti në Evropë

Ambasadori i Gjermanisë në Uashington, Andreas Mihaelis, konsideron se Kosova dhe Serbia janë një fuçi tjetër  baruti  në Evropë, duke kërkuar që  të merret seriozisht rreziku nga Serbia. Berlini e Uashingtoni duhet të jenë në koordinim të ngushtë lidhur me tensionet në  mes të  Kosovës e Serbisë. Ambasadori gjerman ka thënë se ditëve dhe orëve të fundit ka pasur koordinim të ngushtë mes Gjermanisë dhe Amerikës. Ai ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, ku thuhet se është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj afër kufirit me Kosovën. Duhet të shmanget përshkallëzim i mëtejshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën. Së bashku, me partnerët tanë, jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në postimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …