Ministrja, Shvarc dhe kryetarja Osmani paralajmërojnë luftë, në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk e ndryshon qasjen ndaj Serbisë

Ministrja, Donika Shvarc ka paralajmëruar luftë, në rast se, sipas mendimit të saj, bashkësia ndërkombëtare vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë. Ajo ka thënë për  “Dojçlandfunk” të Gjermanisë  se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Zonja Shvarc i kërkon BE-së t’ ia  ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat. Edhe kryetarja, Vjosa Osmani  tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një  model të Krimesë, duke aneksuar veriun ashtu sikur kishte  bërë Rusia në  vitin 2014 kur kishte aneksuar Krimenë. Këto dy zonjat luftën në Kosovë  e kanë përcjellë nga ekranet televizive dhe të dyja kanë qenë kundërshtare të UÇK-së, madje zonja Shvarc ka pranuar vetë se ka dëshmuar kundër “krimeve” të UÇK-së dhe për këtë, kurrë nuk ka kërkuar falje publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …