Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku shihet se fillimisht u intonuan himnet e të dyja vendeve. Ndërkohë të dy kryeministrat prezantuan delegacionet që i shoqëronin. Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …