Mbahet konsultim publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij

Gjatë ditës së sotme është mbajtur konsultimi publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij. Në hapjen e këtij takimi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Arbër Bytyqi, ka thënë se ky projekt ka rendësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt. “Përmes këtij projekti parashihet që  tregu mund të organizohet në mënyra të ndryshme, në hapësira të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. Tregu ka hapësira të ndryshme organizative, kontributi qytetar për organizmin e këtyre hapësirave do te ishte shume i mirëseardhur. Hapësirat  themelore për punë dhe mbarëvajtje të funksionimit të tregut janë: hapësira administrative, pjesa e produkteve ushqimore, hapësirat publike, hidrantet, shkallët publike, gastronomia, te cilat ne detaje do ti shpalosim gjatë diskutimi publik”, ka thënë drejtori Bytyqi. Ndërsa qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik, kanë kërkuar detaje sa i përket këtij projekti, dhe kanë thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet kohë më parë. Ky projekt do të jetë në konsultim publik deri më 16.10.2023,ku vërejtjet dhe sygjerimet e tyre qytetarët mund t’i përcjellin në këto email adresa: arbë[email protected], [email protected] si dhe në [email protected].

May be an image of 1 person, studying, projector and text

May be an image of 10 people, people studying, bureau, newsroom and office

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …