Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. Ai ka thënë se Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, ka thënë Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd. Ministri Sveçla, ka thënë të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq. Mojsilloviqi e ka mohuar se Radoiçiqi ka marrë pjesë në stërvitje në bazën ushtarake, afër Jagodinës, në Serbinë qendrore.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …